Kështu e kalon ditën e lirë
Alessandra Ambrosio shfaq këmbët e saj të gjata Ajo është një nga modelet më të njohura nëpër botë. E, madje edhe në një ditë kur e ka të lirë, Alessandra Ambrosio ia del ta menaxhojë mirë vëmendjen që i jepet derisa kishte dalë për t'u rrezitur në Santa Monika, Kalifornia.
Ish- modelja e "Victoria's Secret Angel", 37 vjeçe, ka shpalosur këmbët e saj mirë të formuara , e veshur me një palë pantallona të shkurta derisa po kënaqej me djalin e saj Noah, 6. Nëna e dy fëmijëve u duk absolutisht sensacionale derisa kishte theksuar këmbët e gjata që dukej se nuk kishin fund, përmes pantallonave të grisura. Dukjen e kishte përcjellë dhe plotësuar me një xhemper pink derisa rehatinë maksimale e kishte gjetur në një palë atlete të bardha.
(Kosova Sot)