Ganimete Jashanica, 'rrallë e përmallë', uron festën në këtë mënyrë (Foto)
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Ganimete Jashanica, edhe pse jo aktive në muzikë sa ishte dikur, ajo herë pas here në raste festash apo ndonjë date të rëndësishme, poston ndonjë fotografi rrallë e përmallë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Në profilin e saj në Facebook, me rastin e "Kurban Bajramit", Ganimetja përmes një fotografie ku shihet së bashku me bashkëshortin e saj, ka uruar festën me fjalët:"Të gjithë besimtarëve Islam,me fat festa e Kurban Bajramit.Shëndeti,paqja,lumturia mbretërofshin në familjet tona".
(Kosova Sot)