100 milionë t'buta për 40 ditë

  • 18 September 2018 - 15:21
100 milionë t'buta për 40 ditë
Rihanna feston ditëlindjen e parë të linjës së saj të kozmetikës L inja e saj e kozmetikës "Fenty Beauty" në dyzet ditët e para ka fituar 100 milionë dollarë. Dhe kështu, Rihanna kishte dalë për të festuar ditëlindjen e parë të brendit të premten mbrëma te "JC Penny's Sephora" në Bruklin të Nju- Jorkut. Bukuroshja 30 vjeçe me këtë rast ishte përkujdesur që të gjithë sytë të jenë drejtuar kah ajo, e veshur me një fustan pink që ia kishte theksuar këmbët e saj. Po del se paraqitja e RiRi-t ishte komplet befasi. Duke folur për adhuruesit e saj, të cilët e kishin ndaluar, ajo ka thënë: 'Dua t'ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur, të gjithë ata që kanë shikuar postimet e mia në 'Instagram' dhe të gjithë juve që vrapuar këtu. Ju dua për këtë'. Fustani i Rihanna-s ishte pa rripa dhe kishte treguar një sasi të konsiderueshme të dekoltesë. Duke ekspozuar këmbët, mbathur kishte një palë taka me ngjyrë. 
 
Image

 


Image
Image
(Kosova Sot)