Nga Sabiani tek Ermal Mamaqi, Besi u “nxjerr bojën” VIP-ave shqiptarë me fotot e 10-viteve më parë
Pak ditë më parë, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku i bëri fansat e tij të qeshnin me lot teksa në profilin e “Instagram”-it publikoi disa foto të 10-viteve më parë të këngëtarit Sinan Hoxha.
Por Besi nuk është ndalur me kaq. Së fundmi ai u “ka nxjerrë bojën” edhe kolegëve të tjerë. Me fotot e miqve të tij ai ka bërë kolazhe që kanë shkrirë së qeshuri ndjekësit.
Besi ka publikuar foto të reperit të njohur Capital T që fillimisht e ka krahasuar me futbollistin e famshëm Zlatan Imbrahimovic dhe më pas me Sandokan.
Ai ka publikuar gjithashtu foto të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu që i ka bashkëngjitur me foton e këngëtarëve Sabian dhe Marseli.
Më pas aktori i humorit ka përdorur edhe fotot e reperëve Mozzik, S4MM, 2po2. Butrint Imeri, Bujar Qamili dhe Ermal Mamaqi janë të famshmit e tjerë që Besi ka dashur të bëjë pak humor me ta.
Mozzik
S4MM
2po2
Butrint Imeri
Bujar Qamili
Ermal Mamaqi
Bes Kallaku
(Kosova Sot)