Olivia Munn, e përkryer në eventin "Variety x Armani"
Mbrëmja e të së mërkurës ishte plot me yje në Los Anxheles
Olivia Munn ishte në krye të një turme të të famshmëve në qilimin e kuq në eventin "Variety x Armani Makeup Artistry Dinner". Bukuroshja 38 vjeçe kishte një veshje mbresëlënëse.
Buzët i kishte ngjyer me të kuqe, derisa në dorë mbante një çantë të purpurtë. Aty ishte edhe Sara Sampaio, 27 vjeçe, e cila me këtë rast nuk kishte asnjë rrobë nën bluzën e saj.
Xhinsit ia vinin në pah këmbët e gjata, të cilat dukeshin edhe më të gjata falë takave të saj. Flokët me këtë rast i kishte mbledhur mbi kokë.
(Kosova Sot)