Reklamimi i valixheve

  • 27 March 2019 - 08:57
Reklamimi i valixheve

Karlie Kloss, e rrethuar nga valixhet, shkëlqen për fushatën e "Louis Vuitton Horizon Soft"

Ajo është nikoqirja e re e shfaqjes televizive "Project Runway", e po ashtu është edhe një nga modelet më të njohura. Kësaj radhe, modelja Karlie Kloss ka shpërndarë disa foto dhe një video nga fushata e saj më e re për "Louis Vuitton". Ylli dhe aktorja 26 vjeçe, ka shkëlqyer për risinë më të re të brendit të valixheve "Horizon Soft".

Ish- modelja e "Victoria's Secret Angel" ishte veshur me një fustan të shkurtë me ngjyrë të zezë që ia kishte mbërthyer fort trupin e saj, me panele zbukuruese. Me këtë rast ajo kishte ekspozuar këmbët e gjata e veshur me një palë atlete bardh dhe zi. Për videot e Kloss, floku i verdhë i saj ishte i lirë derisa diku ishte i rregulluar në një bishtalec të sofistikuar.

(Kosova Sot)