Ja si yjet ua mbyllin gojën lajmeve të rreme

  • 28 March 2019 - 12:16
Ja si yjet ua mbyllin gojën lajmeve të rreme
Image
HAILEY BALDWIN

Modelja i ka siguruar adhuruesit e saj se martesa me yllin e muzikës pop, Justin Bieber, sa vjen e po forcohet, pasi që një burim ka pohuar se çifti po përjetonte "çështje mosbesimi" dhe po kalonin përmes një "kohe të vështirë". "Mos besoni ato që i lexoi në internet njerëz", kishte shkruar ajo me një grafit "lajme të rreme" në "Instagram Story". Së fundmi Justin ka qenë i hapur me adhuruesit në lidhje me telashet e tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
TRAVIS SCOTT

 Pas një fotos së një njeriut që dukej si Scott që kishte dalë me një grua, reperi i "Sicko Mode" ka adresuar foton dhe pohimet e rreme në lidhje me mashtrimin apo tradhtinë. "Karremet gjithnjë dëshirojnë të krijojnë disa lajme të rreme, për të shkatërruar një dashuri të vërtetë", kishte shkruar në llogarinë e tij në "Instagram Story". "Urrej gjërat e tilla, por hiqni dorë për t'u kënaqur nga gjërat e tilla. Lutem t'i bllokoni të ligët si këta", ka vazhduar Scott. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
SOFIA VERUARA

Pasi që një revistë ka publikuar lajmin se martesa midis aktores së "Modern Family" dhe bashkëshortit të saj, Joe Manganiello, po përfundonte për një aferë të mundshme dashurie, çifti ishte përgjigjur në rrjetet shoqërore dhe e kishte kritikuar botuesin. "Botuesi i kësaj reviste është një idiot", ka shkruar Vergara në "Instagram" me një figurë duke qeshur

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
RYAN REYNOLDS

 Në vitin 2018 kishte qarkulluar një lajm se aktori dhe bashkëshortja e tij, Blake Lively "kishin vështirësi për të kaluar kohë cilësore" së bashku. Kështu, aktori kësaj dhe një lajmit të rremë në lidhje me 'ndarjen e tyre' ju ishte përgjigjur në rrjetet shoqërore: "Ne kurrë nuk ndahemi".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
CHRISSY TEGEN

Modelja e kostumeve nga revista "Sports Illustrated" thashethemeve për ndarjen e saj ju ishte përgjigjur në mënyrën siç di më së miri: me sens humori. Pasi që "New York Post" ka pohuar se bashkëshorti i saj, John Legend, ishte parë duke u puthur me një grua në banjë, modelja ishte përgjigjur në rrjetin shoqëror: "Johnlegend, barku më mbyti nga pula që ke gatuar mbrëmë dhe ke tentuar të më vrasësh që të jesh në banjë me një grua".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
CHRIS HEMSWORTH

 Ylli i "Thor" dhe gruaja e tij aktore, Elsa Pataky, janë rrugës të jenë ndarja e radhës në Hollivud, nëse u besoni lajmeve të ndryshme. Hemsworth dhe Pataky i kishin mbyllur gojën atyre me një mbishkrim në "Instagram": "Jam në kërkim të një gruaje të re sipas … largësisë mashtruese", shkruan ai, duke shpërndarë një foto të tyre në një jaht me Hemsworth. "Shpirt, ende më do, apo jo"? 

 

 

 

(Kosova Sot)