Pamja e vjetër “Jenny From The Block”
Jennifer Lopez dukej serioze të mërkurën mbrëma
Këngëtarja 49 vjeçe ishte veshur me kostume derisa ishte në Kuins, Nju Jork, duke punuar në filmin e saj të ri “Hustlers”, ku aktrojnë edhe Cardi B dhe Constance Wu.
Këto pamje vijnë disa ditë pasi i fejuari i saj, Alex Rodriguez, është akuzuar nga një modele e “Playboy”-t për shfrytëzim seksual.
Duket se J Lo kishte vendosur që, të paktën nga jashtë, të mos linte përshtypjen se ishte duke u preokupuar për këtë gjë, meqë ishte veshur si mos më mirë. Pamjen e kishte kompletuar me taka të larta, duke rikujtuar stilin e saj të dikurshëm “Jenny from the block”, duke përfshirë edhe vathët e mëdhenj, të rrumbullakët.
(Kosova Sot)