Pak para dasmës me Bleron, Afrona Dika ndryshon look
Këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, pritet që në shtator të këtij viti të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.
Çifti prej kohësh ka nisur përgatitjet për këtë ditë të veçantë për ta. Por Afrona i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me një postim që ka bërë në “Instastory”.
Bukuroshja tregon se përpara dasmës ka ndryshuar tërësisht pamje. Teksa ka shumë kohë që jemi mësuar duke e parë bionde, tashmë Afrona shfaqet me flokë të errët.
(Kosova Sot)