Shikimi në të ardhmen
Gigi Hadid planifikon të blejë një pronë familjare ku ajo, motrat dhe i vëllai do t’i rritin fëmijët në një vend
Gigi Hadid ka bërë të ditura planet e saj për të blerë një 'pronë familjare’ me motrat dhe vëllain e saj kur të vendosin për fëmijë në të ardhmen.
Modelja e bukur 23 vjeçe, që ka motrën Bella, dhe gjysmë motrat Alana dhe Marielle, si dhe vëllain Anwar, nuk kanë fëmijë të tyre ende, porse u pëlqen ideja që të gjithë ata fëmijët t’i rrisin “në një vend së bashku’.
Familja tashmë e ka një fermë, ku rrinë bashkë, porse Gigi është duke kërkuar më shumë dhe tashmë imagjinon një vend të madh për të vegjlit e tyre.
Për 'Extra' ajo ka thënë: 'Ne kemi një fermë familjare, ku shkojmë shpesh... po, katër prej nesh me gjasë një ditë mund të shkojmë dhe t’i rritim fëmijët në një vend’.
(Kosova Sot)