Gjithnjë në formë

  • 15 April 2019 - 09:12
Gjithnjë në formë

Jennifer Lopez ekspozon linjat, pasi bëri me dije se nuk po planifikon të martohet

Jennifer Lopez ka theksuar si gjithnjë linjat e saj vitale derisa ka mësyrë palestrës. Superylli u duk shumë e guximshme me një veshje që binte shumë në sy derisa ishte larguar nga një seancë plot me djersitje në Majami.

Së fundmi, përkushtimi i J-lo është shpaguar pasi që ka shpaguar muskujt dhe linjat e saj vrasëse derisa është duke filmuar projektin “Hustlers”. Bukuroshja 49 vjeçe ishte veshur me një bluzë të shkurtë me ngjyrë pink, të cilën e kishte kombinuar me një palë gete të ngushta.

Për t’u përkujdesur që të jetë e hidratuar, me vete ajo kishte njëshishe të madhe me ujë. Duke mos lënë stilin anash, ajo kishte një palë syze derisa flokun e kishte hedhur pas shpine.

(Kosova Sot)