Nëntë muaj pas lindjes, Adelina Tahiri vesh rrobat e banjës dhe duket…
Ka vetëm nëntë muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, por këngëtarja Adelina Tahiri i ka habitur të gjithë me linjat e saj trupore pas lindjes.
Në gusht të vitit 2018 lindi djalin e saj Jon, e shumë shpejt Adelina ka rikthyer format trupore që çdo femër do të dëshironte pas shtatzënisë.
Pak kohë më parë, këngëtarja zbuloi për fansat se kishte humbur 9 kilogramë. Ndërsa ditën e sotme, Adelina ka bërë një tjetër postim në “Instagram”, ku tregon se tani ka humbur edhe 2 kilogramë të tjerë brenda një jave.
Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vihet re se ajo ka arritur linjat perfekte brenda një kohe të shkurtër. Ndërsa e veshur me një palë rroba-banje rozë, Adelina është gati të presë pa asnjë kompleks stinën e ngrohtë të verës.
(Kosova Sot)