Me veshje kombëtare, Shyhrete Behluli paralajmëron këngë me rejën
Shyhrete Behluli përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar diçka të re për fansat
Në fotografinë që e postoi në InstaStory, këngëtarja u shfaq pranë rejës së saj, Leartës, e veshur me veshje kombëtare.
Përmes kësaj fotografie, Shyhretja ka lënë të kuptohet se po vjen me duet me Leartën.
“Diçka e re po vjen…”, ka shkruar ajo mbi foto.
Këngëtarja në intervista shumë herë ishte pyetur nëse do t’i shohim bashkë në duet me Leartën dhe asnjëherë nuk e kishte mohuar një gjë të tillë, e duket se dueti tani po vjen.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Shyhrete Behluli është “E vetmja”, këngë kjo dedikuar nënës.
(Kosova Sot)