Yjet dhe nunët e tyre

  • 09 May 2019 - 15:05
Yjet dhe nunët e tyre

Përzgjedhja e nunëve të fëmijëve është shumë e rëndësishme, pasi që duhet të tregoheni të kujdesshëm të përzgjidhni njerëz të cilët do të inspirojnë fëmijët tuaj. Historikisht, nunët kanë pasur për detyrë që t'u mbajnë fëmijëve leksione fetare dhe është dashur të kujdesen për ta në rast se fëmijët kanë mbetur jetimë. Sot, megjithatë, kjo traditë ka ndryshuar. Shikoni më poshtë për të kuptuar se cilët janë nunët e disave nga personat e famshëm

Image

Lionel Richie dhe Michael  Jackson

Kur flasim për yjet e Hollivudit dhe nunët e tyre, personi i parë që na shkon në mendje është Nicole Richie. Pasi që Lionel Richie e kishte adoptuar atë, ai kishte vendosur që Michael Jackson të jetë nun i vajzës së tij të adoptuar. Lionel Richie dhe Michael Jackson kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, sidomos pasi që kanë punuar bashkë në 'We Are the World'.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

Gwyneth Paltrow dhe Steven Spielberg

Menjëherë pasi që kishte lindur Gwyneth Paltrow, Steven Spielberg ishte bërë nun i saj. Prindërit e Gwyneth-it, Blythe Danner dhe Bruce Paltrow kanë qenë miq të mirë me regjisorin e famshëm, andaj ka qenë e kuptueshme që ai është bërë nun i vajzës së tyre. Megjithatë, Spielberg nuk është vetëm nuni i Gwyneth-it, pasi që ai është edhe nun i Drew Barrymore-t. 

 

 

 

 

 

 

Image

Drew Barrymore dhe Sophia Loren 

Drew Barrymore është shumë fatlume, pasi që, përveçqë Steven Spielberg është nuni i saj, ajo ka edhe ndrikullën e famshme. Bëhet fjalë për aktoren italiane, Sophia Loren, e cila ka qenë shumë e lidhur me Barrymore-n qysh prej kur kjo e fundit ka qenë fëmijë. Tani Drew thotë që Sophia Loren ka qenë njëri nga personat i cili e ka inspiruar më së shumti për karrierën e saj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

Jake Gyllenhaal dhe Jamie lee Curtis

J amie Lee Curtis është ndrikulla e Jake Gyllenhaalit, pasi që ajo ka qenë mike e ngushtë me prindërit e tij, Stephen Gyllenhaal dhe Naomi Foner. Kjo e arsyeton edhe më tepër përzgjedhjen e Stephen Gyllenhaal-it për t'u bërë aktorë, pasi që përveç prindërve, edhe ndrikulla e tij ka qenë e implikuar në këtë industri. Si duket, ai ka lindur për t'u bërë aktor. 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

Miley Cyrus dhe Dolly Parton

Legjenda e muzikës 'country', Dolly Parton, është ndrikulla e njërës prej yjeve më të përfolura në industrinë e muzikës. Ato dyja kanë treguar mbështetje të vazhdueshme për njëra-tjetrën dhe në kohën e fundit kur Miley Cyrus ka qenë objektiv i kritikave të shumta, Dolly Parton nuk ka hezituar ta mbrojë famulleshën e saj

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

Sean Lennon dhe Elton John

 Përveçqë është nun i Brooklyn dhe Romeo Beckham-it, Elton John është edhe nun i Sean Lennon-it. Në vitin 1974, John Lennon dhe Elton ishin lidhur shumë më njëritjetrin, sidomos pasi që kishin punuar bashkë në "Lucy in the Sky With Diamonds." Pak kohë më vonë Yoko kishte kërkuar nga Elton-i që të bëhet nun i Sean-it. 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Kosova Sot Online)