
Lexoni edhe:
Gjesti del me njoftim: Shumë shpejt vjen...
Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke i marrë vëmendjen ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit në një nga festivalet më të mëdha muzikore në Rumani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti del me njoftim: Shumë shpejt vjen...Lexoni edhe:
Në imazhet e ndara me fansat, Bebe shihet e veshur me një kostum të zi elegant, duke rrezatuar stil dhe vetëbesim.
Kjo veshje ishte pjesë e paraqitjes së saj në festivalin Intencity, i cili u mbajt në qytetin Craiova, ku artistja performoi për publikun e zjarrtë rumun.
“Ju dua, Rumania”, ka shkruar Bebe në përshkrimin e fotografive, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për mikpritjen e ngrohtë dhe energjinë e publikut në këtë ngjarje muzikore.
(Kosova Sot Online)