Paraqitja e Jonida Maliqit në 'Eurovision Song Contest' spektakulare

  • 16 May 2019 - 22:05
Paraqitja e Jonida Maliqit në 'Eurovision Song Contest' spektakulare

 Në natën e dytë gjysmëfinale të "Eurovision Song Contest", Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja, Jonida Maliqi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Ktheju Tokës”, mbanë titullin kënga që këngëtarja e interpretojë në gjuhën amëtare në skenën e festivalit të këngës.

Performanca e saj, ishte fantastike teksa në fund të mbrëmjes do të përzgjedhin edhe dhjetë finalistët e dytë të Eurovisionit duke shpresuar që edhe Shqipëria të jetë në mesin e tyre.

 

Përveç 5 shteteve të cilët janë kualifikuar automatikisht në finale, në natën e parë gjysmë finale janë kualifikuar edhe Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Nata finale do të mbahet me 18 maj, ditën e shtunë në Tel Aviv të Izraelit.

(Kosova Sot Online)