Iliri e uron Gilin me fjalët më të ëmbëla...
Këngëtarja e dashur për publikun Gili Berani, tash e sa vite vazhdon fuqishëm të jetë pjesë e estradës shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Pikërisht sot ajo ka festuar ditëlindjen e pesëdhjetë e tretë, me këtë rast bashkëshorti i saj, tekstshkruesi i njohur Ilir Berani, e ka uruar me fjalët më të ëmbëla: "Urime ditëlindjen zemër!
I gëzofshë të gjitha të mirat e kësaj bote!
Jeto e lumtur me neve!
Të dojnë shumë Lili, Roki dhe Doni!"
Me këtë rast, urime dhe nga ne...
(Kosova Sot Online)