1 vit pasi e bleu, këngëtari i njohur shet rezidencën e tij me këtë shifër

  • 25 maj 2019 - 10:39
1 vit pasi e bleu, këngëtari i njohur shet rezidencën e tij me këtë shifër

Vetëm 1 vit pasi e bleu dhe pasi i bëri një rinovim 7 milion dollarësh, Adam Levine ka shitur rezidencën e tij për 45 milion dollarë. Sipas ‘TMZ’, shtëpia ka 12 tualete dhe 5 dhoma gjumi, 2 kuzhina (një për familjen dhe një e dizenjuar për një shef personal).

Shtëpia gjithashtu ka një dhomë ndenje gjigande, si dhe një shtëpi pritëse për miq të veçuar.

Lajmi për shitjen e shtëpisë erdhi menjëherë pas largimit të tij nga ‘The Voice’ dhe vendin e tij duket se do e zërë këngëtarja e njohur, Gwen Stefani. Kujtojmë se në ditëlindjen e tij të 40-të, Adam u shpreh se me kalimin e viteve ai po ndihej akoma më i ri.

(Kosova Sot Online)