Kim Kardashian lë rehatinë e shtëpisë për kamping me vajzën e saj

  • 03 June 2019 - 15:34
Kim Kardashian lë rehatinë e shtëpisë për kamping me vajzën e saj

Kim Kardashian ka zbuluar më herët se ka shumë frikë nga aventurat në ambiente të hapura, por siç duket gjërat kanë ndryshuar, pasi së fundmi ajo ka shkuar me North West në kamping. Detajet nga udhëtimi, kohën e kaluar së bashku, por jo vetëm Kim i ka zbuluar në episodin e ri të ‘Keeping Up With The Kardashians”. Bashkë me yllin televiziv dhe vajzën e saj 5-vjeçare ishin edhe disa mikesha të Kim, të cilat përpiqen gjatë gjithë kohës të bëjnë të lumtur North.

Përpara se të ndërmerrte këtë udhëtim, bukuroshja është shprehur se po e bën këtë sakrificë për vajzën, por pa dëshirë. Gjithsesi, nga ç’është zbuluar në episodin e ri të ‘reality show-t’, nënë e bijë kanë kaluar shumë mirë së bashku.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)