Pasi i dedikoi këngë, Fero bën një tjetër gjest romantik për Arbenitën

  • 10 qershor 2019 - 13:52
Pasi i dedikoi këngë, Fero bën një tjetër gjest romantik për Arbenitën

Ditën e djeshme, Fero publikoi këngën ‘Ride or Die’ me protagoniste në videoklip partneren e tij aktuale, Arbenita Ismajli. Të gjithë vëmendjen e mori modelja me format e saj trupore, por edhe çastet romantike që shfaqeshin në video. Mesa duket, ‘pushimet’ nuk kanë mbaruar për to. Çifti vazhdon të jetë pranë njëri-tjetrit dhe duket se po shijojnë suksesin e këngës së re. Arbenita ka zbuluar se reperi nuk është romantik vetëm në këngë, por edhe në jetën reale. Ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku duket sipër shpatullave të Feros, ndërsa ky i fundit i ulur në tokë, duke i lidhur këpucët Arbenitës. Zakonisht ky veprim nuk bëhet shpeshherë nga meshkujt, por mesa duket reperi di si t’ja shprehë dashurinë modeles edhe në detajet më të vogëla.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)