Rita Ora bëhet për spital

  • 19 June 2019 - 15:23
Rita Ora bëhet për spital

Rita Ora ka mërzitur fansat e saj me një lajm aspak të mirë.

Ajo përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar fansat se është detyruar ta anulojë koncertin në Islandë, shkruan Kosova Sot Online.

Këngëtarja përmes një postimi në Instagram, bëri të ditur se gjendja shëndetësore e saj nuk është e mirë, andaj mjekët i kanë rekomanduar të pushojë për pak kohë.

“Jam shumë e trishtuar që duhet t’i njoftoj të gjithë ata që ndjekin festivalin Solstic në Islandë të dijnë se unë nuk do të jem në gjendje të performoj siç është planifikuar. Unë kam qenë duke luftuar me infeksion gjoks dhe jam këshilluar nga mjekët e mi për të pushuar pak kohë që të shërohem. Isha shumë e entuziazmuar që të kaloj kohë në Islandë dhe të bëhem pjesë e këtij festivali. Unë kurrë nuk bëj asnjë anulim të lehtë, pasi jam gjithmonë mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për performanca dhe i dua performancat. Unë jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer që kjo do të thotë të braktisësh fansat e mi të mrekullueshëm. Më vjen keq që nuk jam aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Pres që të festoj Solsticin 2020 me ju!”, ka shkruar ajo.

Image

(Kosova Sot Online)