Nënë për herë të tretë? Emina uron bashkëshortin për martesë dhe zbulon se është gati për një fëmijë tjetër

  • 20 June 2019 - 10:27
Nënë për herë të tretë? Emina uron bashkëshortin për martesë dhe zbulon se është gati për një fëmijë tjetër

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, feston ditën e sotme 4-vjetorin e martesës me partnerin e saj, Sam Nazarian me të cilin ka dhe dy vajza të quajtura Mia dhe Ella. Emina ka publikuar në ‘Instagran’ disa foto nga dita më speciale e jetës së saj, kur kurorëzoi dashurinë me partnerin në martesë.

“Dashuria ime, gëzuar përvjetorin. 4 vite dhe 2 bebe të dashurueshme të bukura. Jeta është e bukur, le të bëjmë një fëmijë tjetër”,- ka shkruar Cunmulaj në postimin e saj në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga ndjekësit dhe miqtë më të afërt të saj.

Nuk dihet nëse Emina është sërish në pritje të ëmbël, por ashtu siç ka treguar dhe vetë ajo, është gati ta zgjerojë familjen e saj me një tjetër fëmijë. Kujtojmë se që prej momentit kur 34-vjeçarja u bë nënë për herë të parë, u shkëput nga karriera si modele për t’ju dedikuar plotësisht familjes së saj.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)