U zbulua sa është shuma e parave që fiton në një koncert, ky është reagimi epik i Luana Vjollcës

  • 20 June 2019 - 15:18
U zbulua sa është shuma e parave që fiton në një koncert, ky është reagimi epik i Luana Vjollcës

Përfshirja e saj në muzikë, duket jo pa qëllim, me fitimet e majme që nxjerr Luana Vjollca në një natë koncerti. 

“Panorama Plus” bën me dije se vetëm për një pjesmarrje, moderatorja merr plot 5 mijë euro.

Sigurisht që duke llogaritur se sa shpesh merr pjesë nëpër koncerte Luana Vjollca, në diasporë edhe më tej, mund të themi që fundi i muajit mbledh shifra marramendëse.

E me këtë rast, Luana Vjollca ka zgjedhur të reagojë në Instagram me anë të një thënieje, ku siç duket vetëm e konfirmon këtë.

Thënia shkruan: “Puna juaj e madhe do të shpërblehet. Njerëzit e duhur do të shfaqen. Ëndrrat tuaja do të realizohen”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

(Kosova Sot Online)