Djema mbani frymën kur t’i shihni këto foto: Gjyshja më la trashëgimi marramendëse që të jetoj në luks

  • 28 June 2019 - 09:52
Djema mbani frymën kur t’i shihni këto foto: Gjyshja më la trashëgimi marramendëse që të jetoj në luks

Për çdo festë personale, Iva Aliko i bën vetes dhuratë një set fotosh artistike. Në ditën e ditëlindjes ajo pozoi në bregdetin e Sarandës, aty ku ka pronat e saj, një trashëgimi nga ana e gjyshes. Për luksin në të cilin lundron pa pasur nevojë të punojë, planet për të shkelur altarin dhe fantazitë e shfrenuara që dëgjon për veten, Iva flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Ditëlindja në breg të detit me veshje spektakolare. Të provokosh me asetet e tua dhe në ditën më të rëndësishme të jetës, çfarë kënaqësie të jep?

Të provokosh ndoshta pa qëllim është bërë pjesë e imja prej kohësh nëpërmjet seteve fotografike. Kënaqësia e vetme është që ndihem mirë me veten. Duke u përshtatur edhe me tendencat e fundit të modës dhe sezonit, mendova se neoni ishte ngjyra e duhur për këtë set.

Si të gjeti kjo ditëlindje në çështjet e zemrës, dhe me kë e festove në intimitet?

Kjo ditëlindje më gjeti më bukur se ç’e prisja, e mbushur shpirtërisht dhe emocionalisht. Gjithçka shkon mirë!

Beson te shenjat e horoskopit dhe një Gaforre si ty me cilën shenjë kombinohet perfekt në lidhje, dhe me cilën marrëdhënia shkon katastrofë?

Po. U besoj bestytnive dhe sidomos horoskopit. Gaforrja përshtatet me shenjat e ujit si peshqit, akrepin apo dhe me shenja të tjera si demi apo binjakët. Nuk përshtatet me shigjetar apo ujor.

Jeta jote duket e bukur si në përrallë. Kush investon që ti të notosh në luks?

Unë jam lindur dhe rritur me luks. Luksi është pjesë e imja. Investon familja, dhe unë vetë, me të ardhurat tona të mira. Kam një trashëgimi të majme nga gjyshja ime. 

Për çfarë trashëgimish bëhet fjalë?

Toka në bregdetin e Sarandës. I kam pasuri me vendim gjykate dhe hipotekë.

Para ca kohësh të pamë të veshur si nuse, po pranë stilit tënd seksi. Ke bërë plane të afërta për të shkuar në altar?

Jo, ende s’e shoh veten në altar, duke qenë se nuk ka mbërritur Princi i kaltër. Gjithçka ia lëmë kohës!

Mendon se format e tua seksi dëmtojnë të tjerët, ka ndodhur që meshkujt të eksitohen vetëm me një të dhënë dore?

Ka pasur edhe raste të tilla, shpeshherë madje dhe me një shikim.

Kur dikush të thotë që je shumë e bukur për të qenë e vërtetë, çfarë përgjigje i jep?

E kam dëgjuar shpesh këtë gjë, po e anashkaloj duke i dëgjuar të gjitha komentet për veten.

Fantazia më e nxehtë seksuale që të kanë lexuar sytë apo të kanë dëgjuar veshët për veten?

Çfarë nuk kam dëgjuar, dhe jam habitur madje me gjëra që as unë s’i di për veten time, deri te fantazitë më të shfrenuara.

Të intereson politika, dhe si ndihesh ti si Iva në këtë situatë të nxehtë politike. Pra, për cilin kah politik bën tifo dhe do të votosh nesër?

Së fundi jam shkëputur disi nga politika për shkak dhe të punëve të mia private. Vota është e fshehtë dhe nuk më pëlqen ta bëj publike.

(Kosova Sot Online)