E habitshme! Të dashurit e Dua Lipas paskan një ngjashmëri të frikshme me njëri-tjetrin!

  • 12 July 2019 - 12:40
E habitshme! Të dashurit e Dua Lipas paskan një ngjashmëri të frikshme me njëri-tjetrin!

Dua Lipa dhe jeta e saj dashurore është kthyer në një temë vërtet interesante diskutimi.

Për të bërë një përmbledhje, këngëtarja prej shumë vitesh ka pasur një romancë me lidhje dhe shkëputje të vazhdueshme me shefin e kuzhinës Isaac Carew nga 2013 në 2018. Çifti u përpoq shumë që t’i bënin gjërat të funksiononin, por jeta e shpejtë e Duas dhe axhenda e ngjeshur nuk kanë lënë hapësira për këtë romancë.

Ndërkohë midis kësaj periudhe, Dua për një kohë relativisht të shkurtër ka qenë e lidhur edhe me Paul Klein, anëtarin e bandës LANY. 

Pas ndarjes me Isaac, të gjithë u habitëm me shpejtësinë që këngëtarja zyrtarizoi romancën e re me Anwaar Hadid, me disa media britanike që raportonin se kjo lidhje kishte filluar kohë më parë.

Edhe pse Dua nuk ka dëshirë të prononcohet për jetën e saj dashurore, ne kemi vënë re se në fakt tre njerëzit me të cilët ajo ka pasur lidhje kanë një ngjashmëri të frikshme me njëri-tjetrin. Nëse nuk na besoni shihni fotot më poshtë:

(Kosova Sot Online)