Efi betohet: Me Luizin nuk do flas kurrë

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 15:50
Efi betohet: Me Luizin nuk do flas kurrë

Efi Dhedhes ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si një ish-banore e Big Brother Vip, ajo ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, për të cilët tha dy fjalë.

 

A e ke uruar Kiarën për lindjen e vajzës?

Efi: Po patjetër, nuk na lënë fansat mos ta bëjmë publikisht.

Dhuratë i bleve?

Efi: Jo nuk i kam blerë

Personit që nuk do t’i flasësh kurrë?

Efi: Luizit, se nuk dua

Efi gjithashtu foli edhe për ish-konkurrenten tjetër, Olta Gixharin, për të cilën tha se ishte shkak që nuk mori pjesë në “Dancing with the Stars”, sepse aktorja ishte në rolin e jurisë.

“Mor vesh disa emra që do ishin pjesë në njëfarë mënyre, isha shumë e ngarkuar pas Big-ut për të përballur sërish debate ose disa situata të sikletsshme aty”, tha Efi.

Kush është?

Efi: Olta, nuk kemi asnjë marrëdhënie. Nuk kisha nerva për atë periudhë.

Image

(Kosova Sot Online)