Gjyste Vulaj flet për tradhtinë bashkëshortore
Këngëtarja Gjyste Vulaj ka folur për detaje rreth jetës së saj private.
E pyetur për të dashurit e saj dhe tradhtitë e mundshme, këngëtarja tha se i vetmi mashkull që ka pasur në jetën e saj është pikërisht bashkëshorti, Sokoli.
“Unë e fejuar me të që 16 vjeç, boll e kam pasur. S’më ka shkuar ndërmend, jo të kem një tjetër lidhje por as të kryej marrëdhënie seksuale me dikë sa për një natë”, theksoi ajo, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Gjystja tregoi edhe njohjen me bashkëshortin e saj.
“Kemi akoma jetë intime bashkë, kjo gjë nuk diskutohet por s’e imagjinoj dot veten me dikë tjetër. Kur i dëgjoj të tjerët të thonë ‘isha me gruan e filanit’, se imagjinoj dot të thonë emrin tim,” – tha ndër të tjera këngëtarja Gjyste Vulaj.
(Kosova Sot Online)