Luana Vjollca ka fansat më të zjarrtë! E surprizojnë në mënyrën më të bukur pas koncertit

  • 23 July 2019 - 08:58
Luana Vjollca ka fansat më të zjarrtë! E surprizojnë në mënyrën më të bukur pas koncertit

Të gjithë e dimë se Luana Vjollca ka fansat më të çmendur. Ata shpesh i bëjnë asaj surpriza të këndshme, të mbushura me detaje që të zbukurojnë ditën.

Moderatorja këto detaje nuk nguron t’i poston në rrjetet sociale dhe mëngjesin e sotëm ka bërë të njëjtën gjë.

Ajo ka publikuar në Instagram një video ku tregon surprizën e këndshme që i kanë bërë fansat pas një koncerti të zjarrtë që ka mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Mjaft e emocionuar Luana shfleton fletët që ata i kanë dhuruar dhe tek secila prej tyre ka nga një dedikim.

Ata kanë zgjedhur të printojnë foto të këngëtares dhe poshtë tyre shprehin admirimin që kanë për të.

Një fans duket se ka kaluar përtej fotove dhe Luana ka zbuluar se ai i ka bërë dhuratë një varëse.

Kjo dhuratë duket se i ka pëlqyer shumë moderatores dhe e ka vendosur menjëherë.

Së fundmi Luana i është përkushtuar karrierës së saj si këngëtare dhe pak ditë më parë publikoi bashkëpunimin me Faydee.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe duket se po i hap Luanës dyer për sukses ndërkombëtar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

(Kosova Sot Online)