Ish modelja nuk gjen dot burrë, vendos të martohet me qenin e saj, shpreson të bindë priftin….

  • 23 July 2019 - 09:54
Ish modelja nuk gjen dot burrë, vendos të martohet me qenin e saj, shpreson të bindë priftin….

Ish-modelja britaneze Elizabeth Hoad ka hequr dorë nga burrat pas 220 dështimeve në takim dashurie.

Modelja 49-vjeçare, shpreson të bindë një prift në kishën katolike për të bekuar bashkimin me qenin e saj, Loganin, i racës ‘Golden Retriever’.

Ajo do të vë një unazë martese, ndërsa Loganit një orë, kapelë të madhe, xhaketë dhe kravatë.

Njëzet njerëz do bëjnë pjesë në eventin e tyre dasmës, e cila do mbahet një muaj përpara shkuarjes në muajin e mjaltit.

Elizabeth, e cila ka qenë e fejuar dy herë por nuk u martua kurrë, tha: “Kam hequr përfundimisht nga burrat”.

“Kam pasur 220 takime dashurie në tetë vitet e fundit. Përgjithësisht, secili prej tyre ka përfunduar keq”, potencoi tutje modelja.

Image

(Kosova Sot Online)