Besa Kokëdhima: Më vjen keq që nuk kaluam në finale të 'Eurovision'

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 19:03
Besa Kokëdhima: Më vjen keq që nuk kaluam në finale të 'Eurovision'

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2024 me këngën “Titan”, reagoi për herë të parë përmes një videoje të publikuar në Instagram, pas skualifikimit në natën e dytë të gjysmëfinales në garën e festivalit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

“Përshëndetje të gjithëve bashkëkombësit të mi! Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja. Kemi bërë një punë shumë serioze dhe rigoroze gjithë këto muaj për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz. Jam shumë mirënjohëse kur e shprehni këtë me mesazhet dhe mbështetjen tuaj”, u shpreh ajo.

“Më vjen keq që nuk kaluam në finale, por kjo është gara dhe rregullat nuk i përcaktojmë ne. Shpresoj që ju thjesht ta keni shijuar dhe unë t’ju kem bërë krenare. Kjo është gjithçka që ma mbush shpirtin plot. Ju falenderoj shumë dhe ju dua fort shqipe, kudo ku jeni”.

Besa Kokëdhima performoi live në skenë me shumë emocion duke marrë duartrokitje të shumta.

(Kosova Sot Online)