Jordyn Woods e bën përsëri! Kapet mat me ish të dashurin e Khloe Kardashian
Jordyn Woods po habit gjithmonë e më shumë me veprimet e saj pas skandalit të tradhtisë së Tristan Thompson.
Ajo u fotografua duke u puthur në buzë me babain e True dhe menjëherë pas këtij skandali shkëputi të gjitha marrëdhëniet me familjen Kardashian.
Por mesa duket kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje 21-vjeçares dhe ajo nuk ka ndërmend të ndalet me flirtet.
Së fundmi ajo është parë në një lokal nate me ish të dashurin e Khloe Kardashian, James Harden.
Në një video të publikuar së fundmi nga “TMZ” shihet se dyshja ka qenë shumë pranë njëri-tjetrit dhe kërcimi i Jordyn ka rënë shumë në sy.
Ajo i ka dhuruar James një kërcim provokues dhe pas përfundimit të festës janë larguar më të afërt se kurrë.
(Kosova Sot Online)