Së shpejti vjen bashkëpunimi i ri, Çiljeta Xhilaga zbulon prapaskenat e xhirimeve të videoklipit

  • 10 August 2019 - 11:54
Së shpejti vjen bashkëpunimi i ri, Çiljeta Xhilaga zbulon prapaskenat e xhirimeve të videoklipit

Çiljeta Xhilaga zbuloi pak kohë më parë se së shpejti do të sillte bashkëpunimin e ri. Ky projekt vjen pas një kohe të gjatë pushimi i Çiljetës nga muzika dhe me siguri do të kthehet në një hit veror.

Këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa pamje nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit së bashku me Esston. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjatë dhe të çarë në pjesën e këmbës, në ngjyrë portokalli të errët. Përsa i përket flokëve, Çiljeta ka mbajtur modelin dhe ngjyrën natyrale, ndërsa grimi duket jo i ekzagjeruar.

Kënga do të titullohet “A je mirë” dhe me siguri do të flasë për një temë dashurie. Detaje të tjera nuk janë zbuluar nga këngëtarja, kështu që na mbetet të presim dhe të shohim projektin e përfunduar në ditën e publikimit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

 

 

(Kosova Sot Online)