“Jeta e vështirë e nënës sime”, Angela Martini ndan disa “sekrete” nga libri i saj që del në tetor

  • 22 August 2019 - 11:19
“Jeta e vështirë e nënës sime”, Angela Martini ndan disa “sekrete” nga libri i saj që del në tetor

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini, ka ndarë disa detaje interesante për veten dhe librin e saj për revistën “Viva Glamm Magazine”.

Ajo tregon se libri do të jetë gati për lexuesit në tetor . “Unë nuk mendoj se do të duhen më shumë se 5 orë për ta lexuar gjithë librin. Është gjithashtu argëtues, emocionues dhe frymëzues. Koha e e leximit do të fluturojë”, ka thënë ajo.

Angela ka zbuluar se linja qëndrore e librit është jeta e mamasë së saj, shumë e vështirë por edhe shumë frymëzuese në të njëjtën kohë.

“Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe kishte 2 martesa të dështuara. Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë! A mund të gjeni justifikim tani për të punuar për ëndrrat tuaja?” , është shpreh modelja.

Ajo ka ndarë detaje të tjera me lexuesin, ku veç të tjerash ka thënë se gjëja që dashuron më shumë është e panjohura. “Vendi i preferuar në botë është ai ku s’kam qenë kurrë. Dashuroj të panjohurën”, ka thënë Angela.

(Kosova Sot Online)