Zhveshje e valle shqiptare, Bebe Rexha e kall ditëlindjen

  • 01 September 2019 - 08:06
Zhveshje e valle shqiptare, Bebe Rexha e kall ditëlindjen

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, festoi 30-vjetorin e saj të lindjes.

Në këtë ditë të veçantë ajo i dedikoi vetes së saj një këngë, ku tregonte se tani që është 30 vjeçe është më e fortë dhe asgjë nuk e mposht.

Më pas këngëtarja për të bërë pak zhurmë publikoi në Instagram një foto topless ku dukej shumë seksi.

Dita e saj ishte e mbushur me surpriza, megjithatë ne na ka pëlqyer më shumë festa e saj e ditëlindjes.

Bebe Rexha ka zgjedhur që në këtë ditëlindje të tregojë origjinën e saj dhe në festë nuk kanë munguar vallet dhe muzika popullore shqiptare.

Në këtë video shihet se këngëtarja i ka shijuar në maksimum vallet dhe duket se i di mjaft mirë t’i kërcejë.

(Kosova Sot Online)