Morena dhe jeta e saj luksoze, ky është ‘koleksioni’ i veturave në oborrin e saj

  • 01 September 2019 - 14:49
Morena dhe jeta e saj luksoze, ky është ‘koleksioni’ i veturave në oborrin e saj

Morena Taraku ka vendosur “ta çmendë” Instagramin jo veç me fotot seksi, por edhe me jetën luksoze që ajo shfaq.

Një nga pasionet e saj më të mëdha janë edhe makinat e kushtueshme, ndaj ajo na përditëson çdo çast me “fiksimet” e saj më të reja.

E veshur me pantallona rozë, në një pozë mjaft seksi, Morena na ka prezantuar me “lodrën e saj të re”, që është një motorr luksoz.

“Shikoni lodrën time të re”, ka qenë mbishkrimi i Morena Tarakut përbri kësaj fotografie, të cilin nuk dimë nëse e ka blerë apo jo.

Këto kohë Taraku, vijon të shijojë suksesin e projektit më të fundit muzikor, “Swag”, në klipin e së cilit u shfaq tepër ekstravagante dhe seksi.

(Kosova Sot Online)