Zbulohet arsyeja pse u përlot Çiljeta

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 14:36
Zbulohet arsyeja pse u përlot Çiljeta

Një dron ka mbërritur në “Ferma VIP”. Ka qenë Çiljeta fermerja që është surprizuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një dron i ardhur nga partneri i saj ,portieri Alban Hoxha, e ka përlotur këngëtaren.

 

Në banderolë shkruhej: Çiljeta jemi me ty!

Çiljeta është përlotur dhe e ka kuptuar menjëherë që droni ishte nga partneri i saj, Albani, pasi në sfond u vendos kënga e tyre e preferuar.

“Ma ka nisur Albani, se më vendosën këtë këngën. Të dua shumë Alban”,- tha Çiljeta.

Fermerja gjithashtu ka dhuruar një moment emocionues duke shprehur dashurinë partnerit të saj.

“Albano, ti e di që unë të dua shumë, s’ka nevojë të ta them. Sillu mirë, mbaji çunat afër të dy njëri me tjetrin. E di që më ndjek dhe fle e zgjohesh me mua. Të dua shumë dhe sillu mirë. Të kam zemrën time dhe dashurinë time më të madhe”,- u shpreh Çiljeta.

Image

(Kosova Sot Online)