Mc Kresha feston ditëlindjen, pamjet gjatë drekës zbulojnë se reperi është në një lidhje

  • 06 September 2019 - 16:16
Mc Kresha feston ditëlindjen, pamjet gjatë drekës zbulojnë se reperi është në një lidhje

Reperi i njohur, Mc Kresha, së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij të 35-të. Ai ka marrë urime të shumta nga miq dhe kolegë, disa nga të cilat i ka ndarë dhe me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Mesa duket Kresha ka vendosur ta kalojë ditëlindjen larg syve të medias dhe në privatësi, por një video që po qarkullon tregon reperin duke drekuar në shoqërinë e një femre, fytyra e së cilës nuk është bërë publike.

Është përfolur shpesh se Mc Kresha është prej kohësh në një lidhje, por ai ka zgjedhur gjithmonë të tregohet sa më i rezervuar. Megjithatë, kjo video vërteton se reperi shoqërohet me një vajzë, por akoma mbetet mister raporti mes tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mrizi i Zanave Agroturizem (@mrizi_i_zanave) on

(Kosova Sot Online)