Direkt nga muaji i mjaltit: Jonida Vokshi pozon për herë të parë me bikini dhe duket super seksi!

  • 26 September 2019 - 10:42
Direkt nga muaji i mjaltit: Jonida Vokshi pozon për herë të parë me bikini dhe duket super seksi!

Më datën 14 të këtij muaji, moderatorja e njohur Jonida Vokshi kurorëzoi me martesë dashurinë  e saj me partnerin, Besnik Krapi.

Dyshja mbajti një ceremoni buzë detit, në një resort luksoz në Malin e Robit dhe dasma e tyre mblodhi personazhe të njohur VIP.


Menjëherë pas dasmës, Jonida dhe Besniku kanë nisur muajin e mjaltit.

Megjithëse nuk e kanë bërë të ditur për publikun vendin se ku ndodhen, ata kanë ndarë në rrjete socciale foto nga pushimet që kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

Për herë të parë, moderatorja ka pozuar me bikini në pishinë, në një vend plot gjelbërim.

Duhet ta pranojmë se Jonida duket seksi në pozën e saj me bikini të zeza dhe sigurisht që fansat s’mund të rrinin pa e komplimentuar për këtë foto të rrallë në profilin e saj.

Pas martesës që bëri bujë në media, Besniku dhe Jonida kanë vendosur të shpërngulen për të jetuar në Prishtinë.

Image

(Kosova Sot Online)