Trendi i ri i flokëve/ Pas Dua Lipës, edhe Rihanna preu baluke

  • 28 September 2019 - 10:05
Trendi i ri i flokëve/ Pas Dua Lipës, edhe Rihanna preu baluke

Duket se baluket po kthehen në trend të cilin po e ndjekin njëra pas tjetrës vajzat e famshme të showbiz-it. Vetëm dy ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mori vëmendjen e të gjithëve në Instagram me flokët e reja me baluke, të cilat i shkonin shumë. Duket se pas pozave të saj tërheqëse, me këtë look u fiksua dhe Rihanna, e cila s’ka vonuar shumë dhe është shfaqur në publik me të njëjtën pamje.

Rihanna u shfaq me baluke në festën e firmës së saj “Fenty” në Paris mbrëmjen e kaluar dhe ka shkëlqyer me look-un e ri. Ajo ishte veshur tërësisht me të zeza dhe i bëri të gjithë për vete me pamjen, e cila mesa duket do të jetë trendi i kësaj vjeshte.

Pas Duas dhe Rihanna-s, presim të shohim kush tjetër e ka radhën për të prerë baluke!

Image

(Kosova Sot Online)