Vjeshta vjen me ndryshime: Këtë sezon, Xhensila Myrtezajn do ta shohim me look të ri

  • 01 October 2019 - 11:13
Vjeshta vjen me ndryshime: Këtë sezon, Xhensila Myrtezajn do ta shohim me look të ri

Sezoni i vjeshtës ka ardhur me ndryshime të mëdha tek personazhet e njohur të showbiz-it.

Megjithëse shumica e vajzave kanë preferuar baluket, si Dua Lipa, Rihanna apo Dafina Zeqiri, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur një tjetër look.

Ajo ka bërë disa fije dhe ka hapur ngjyrën e flokëve, duke u kthyer më shumë në bjonde dhe duke iu përshtatur edhe ngjyrave të vjeshtës.

Xhensila ka publikuar në Instastory një video ku tregon pamjen e re, e cila duket se po i pëlqen shumë.

 

Këngëtarja luan me flokët teksa filmon veten dhe duhet ta pranojmë se duket vërtet yll.

Mesa duket, Xhensila ka vendosur të kthehet gradualisht në bjonde, pasi po e hap gradualisht ngjyrën e flokëve të saj.

Projekti i fundit i këngëtares erdhi 6 muaj më parë, në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe u titullua “Sekreti im”. Kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku dhe ka arritur plot 11 milionë klikime në Youtube.

(Kosova Sot Online)