Pasi e provoi me Stresin, kush tjetër më mirë se Keisi do t’ju jepte këshillat e duhura për lidhjet në distancë!

  • 10 October 2019 - 12:20
Pasi e provoi me Stresin, kush tjetër më mirë se Keisi do t’ju jepte këshillat e duhura për lidhjet në distancë!

Megjithëse ende s’duam ta besojmë, reperi Stresi dhe partnerja e tij, Keisi, prej muajsh nuk janë më së bashku.

Dyshja u nda vetëm pak kohë pasi reperi u lirua nga burgu dhe megjithëse kishin në plan të martoheshin, dasma nuk mundi të realizohej.

Ende s’janë bërë të ditura arsyet e ndarjes së tyre, mirëpo gjatë një interviste së fundmi, Stresi pranoi se kishte qenë faji i tij, pasi është pak mistrec.

“Mediat rozë gjithmonë spekulojnë, nuk është e vërtetë ajo çfarë flitet në media. Jemi në një menopauzë të vogël”- u shpreh reperi, duke na lënë të besojmë se ata do të rikthehen sërish.

Teksa të gjithë jemi tërë sy e veshë nga Stresi dhe Keisi, kjo e fundit ka nisur të ndajë eksperiencën e lidhjes së saj me ndjekësit në rrjete sociale.

Keisi e di mirë ç’do të thotë të mbash një lidhje në distancë, ndaj i ka dhënë këshillën e duhur një ndjekëseje.

“Ndonjë këshillë për lidhjet në distancë? Jam në një të tillë dhe është shumë e vështirë.”- i shkruan ndjekësja, të cilës Keisi ia kthen:

“Duhet të mësosh që të mos lejosh që gjithçka e vogël të ndikojë tek ti, përndryshe do të ishte diçka e dhimbshme për të gjithë.”- ka treguar ajo.

Keisi dhe Stresi kanë jetuar prej kohësh një lidhje në distancë, pasi partnerja e reperit jetonte dhe vazhdon të jetojë në Kanada.


 

Image

(Kosova Sot Online)