Po, janë bashkë! Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi konfirmojnë lidhjen

  • 12 October 2019 - 11:11
Po, janë bashkë! Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi konfirmojnë lidhjen

Kanë kohë që janë në vëmendje të medias për lidhjen e tyre. Asnjëherë më parë nuk e kanë pranuar që janë të lidhur.

Por kjo foto e postuar në ‘Instagram’, vërteton të kundërtën.

“Mision i mundur 9”,-shkruan bashkangjitur fotos Romeo dhe Jonida që komenton me disa zemra të zeza

Madje, në ‘Instastory’, Jonida ka postuar një video nga eventi i djeshëm i Joni Peçit ku ishin të pranishëm. Në video shihet jo vetëm Jonida me Romeon, por edhe Bora Zemani me Doaldon. Të dy çiftet shihen shumë të afërt me partnerët respektivë.

(Kosova Sot Online)