Xhensila dhe Besi sjellin bashkëpunimin e parë

  • 14 October 2019 - 10:18
Xhensila dhe Besi sjellin bashkëpunimin e parë

Edhe pse të dy janë pjesë e muzikës prej kohësh, Xhensila dhe Besi ende nuk kishin sjellë një këngë së bashku. Megjithatë momenti i duhur ka ardhur për të dy dhe së shpejti çiftin do i shohim me një këngë të re në bashkëpunim.

Ka qenë vetë Xhensila që ka postuar një tekst nga kënga e cila duket shumë romantike. “Sa te perendoj dhe Hena me ty po du me u nis, me nje tango ne Paris…”, shkruan Xhensila krah fotos ku shfaqet në Paris.

“Me zor po pres”, i komenton Rezarta Shkurta e cila duket se është ndër të parat që e ka mësuar lajmin e bukur për bashkëpunimin e çiftit.

Një foto nga Parisi publikoi edhe Besi muajin e kaluar, teksa çifti ndodheshin atje për xhirimet e videoklipit.

Ndërkohë pak muaj më parë e ftuar në “BE Coffee”, Xhensila zbuloi se ajo dhe Besi po mendonin të sillnin një duet. Tani na mbetet të presim derisa projekti të jetë gati.

(Kosova Sot Online)