Tifozja e zjarrtë e Kosovës, Tayna e kall atmosferën në stadium

  • 15 tetor 2019 - 12:29
Tifozja e zjarrtë e Kosovës, Tayna e kall atmosferën në stadium

Tayna ka qenë e pranishme në lojën e mbrëmshme që Kosova fitoi kundër Malit të Zi.

Ëndrra për “Euro 2020” vazhdon.

“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi.

Figura të shumta publike kanë qenë prezent në stadium.

E ndër ta edhe reperja Tayna ka dhuruar spektakël në stadium.

Kujtojmë se Kosova e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Për 2-0 në Fadil Vokrri shënoi sulmuesi Vedat Muriq, në minutën e 35-të.

Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve, kundër Çekisë dhe Anglisë dhe ka 11 pikë, një më pak se Çekia.

(Kosova Sot Online)