Pa prit pak! Elvana Gjata shëtit me makinën luksose të miliarderit rus?

  • 16 October 2019 - 11:45
Pa prit pak! Elvana Gjata shëtit me makinën luksose të miliarderit rus?

Makina luksoze “Benz” nga ku zbriti Elvana, mbante emrin e një prej manjatëve rusë Ziyad Manasir, i cili është pronari  i “Manaser Group”, një kompani e suksesshme në fushën e ndërtimeve, rikonstruktimeve dhe të karburanteve.

Manaseer njihet edhe si një olikarg rus dhe është listuar nga revista “Forbes“, në vitin 2015 krah miliarderëve me një pasuri prej 1.1 miliardë dollarë.

Me sa duket Elvana ka siguruar automjetin luksoz për të mbërritur në këtë event bujshëm, ashtu siç i takon asaj.

Këngëtarja është përfolur për jetën e saj luksoze pas fejesës me Ervin Matën, i cili zyrtarisht nuk rezulton të ketë biznese, por njihet në Shqipëri si një person nga një familje që zotëron pasuri.

(Kosova Sot Online)