Beatrix dhe Anxhelina nuk njohin hatërmbetje, tatuazhi i njëjtë tregon shumë për raportin mes tyre

  • 27 October 2019 - 10:31
Beatrix dhe Anxhelina nuk njohin hatërmbetje, tatuazhi i njëjtë tregon shumë për raportin mes tyre

Rreth 1 vit më parë Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj u përfolën për një zënkë, e cila u mohua plotësisht prej dy vajzave dhe familjeve të tyre. Thuhej se Beatrix kishte kërkuar ndihmën e artistit të grimit Ariel për të nisur një karrierë në Amerikë dhe se Anxhelina nuk e kishte pritur mirë këtë gjë. Ato të dyja i bën edhe ‘unfollow’ njëra-tjetrës në ‘Instagram’, por pas disa muajsh u shfaqën sërish së bashku në rrjete sociale.

Ndërsa gjesti i tyre i fundit tregon se dy kushërirat kanë një lidhje shumë të fortë dhe se asgjë nuk mund të ndikojë në marrëdhënien mes tyre. Ato kanë bërë të njëjtin tatuazh në dorë, një sy kundër syrit të keq. Beatrix ka publikuar një foto të duarve të tyre në ‘Instagram’ dhe përkrah saj ka shkruar: “Nuk na marrin dot mësysh”. Kjo gjë vërteton se mes kushërirave nuk ka hatërmbetje dhe se përtej lidhjes së gjakut ato janë edhe si dy mike të mira të njëra-tjetrës.

(Kosova Sot Online)