Floriana Garo, nënë për herë të dytë! Publikon imazhin e ëmbël dhe zbulon emrin e djalit

  • 24 December 2019 - 10:36
Floriana Garo, nënë për herë të dytë! Publikon imazhin e ëmbël dhe zbulon emrin e djalit

Moderatorja Floriana Garo është bërë nënë për herë të dytë!

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Floriana në Instagram, ku ka bërë një postim vërtet të ëmbël.

Djali i saj ka ardhur në jetë të hënën, më datë 23, ndërsa sot Floriana ka publikuar një foto ku shfaqet duke i mbajtur dorën e vogël.

Ajo zbulon edhe emrin e vogëlushit, i cili quhet Priam.

“Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë! E shijofsh sa me shumë çdo moment. Të duam pa fund!

Në mars të vitit 2018, ajo solli në jetë vajzën e saj të qujatur Adia, të cilën ende nuk ka vendosur ta prezantojë me ndjekësit në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)