Wow! Adele publikoi fotot e Krishtlindjes dhe është dobësuar aq shumë sa duket një Yll

  • 24 December 2019 - 14:29
Wow! Adele publikoi fotot e Krishtlindjes dhe është dobësuar aq shumë sa duket një Yll

Rezultati i jashtëzakonshëm mund të quhet ai i ndryshimit të stilit të jetesës së këngëtares së famshme Adele.

Ajo na tregoi të hënën në mbrëmje ndërsa postoi fotografitë e saj të para në Instagram në më shumë se dy muaj, se ka arritur një formë fizike të përkryer.

31-vjeçarja dukej më elegante se kurrë, ndërsa pozonte në festën e saj të Krishtlindjes, përkrah Babagjyshit dhe Grinçit.

Adele kishte veshur një fustan të zi mahnitës saten, me dekolte dhe me flokët me onde të mëdha.

Ky ishte postimi i saj i parë në dy muaj dhe fansat ishin super të lumtur ta shihnin kaq në formë.

Thuhet se transformimi i saj i madh ka qenë si rezultat i pilates, ngritjes së peshave në palestër, reduktimit të sheqerit dhe dietës Sirtfood, e cila përqendrohet në ushqimet bimore.

(Kosova Sot Online)