
Ylli televiziv me format XXL “çmend” paparacët, ja veprimi i turpshëm që bëri
Ylli 33-vjeçar, e cila njihet për format XXL, di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e paparacëve në çdo dalje të saj publike.
Është fjala për Lauren Goodger, e cila është fotografuar të mërkurën mbrëma teksa shijonte një darkë në restorantin “Mayfair’s Bagatelle”.
Ish-ylli i “Towie”, u shfaq e gjitha e veshur në të zeza. Me një palë pantallona të gjëra dhe një këmishë me pak dekolte të hapur, 33-vjeçarja dukej në super formë.
Por kësaj radhe nuk ka kthyer vëmendjen me linjat e saj trupore, por me gjestin që ka bërë ndaj fotografëve. Duke bërë një mimikë të keqe, Lauren u ka treguar paparacëve gishtin e mesit.
(Kosova Sot Online)