Dhimbje në familjen e Valbona Memës, motra e saj ndërron jetë
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Valbona Mema, ka humbur një person të dashur në jetë. Motra e saj ka ndërruar jetë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ka qenë vetë Valbona ajo që ka njoftuar për lajmin e hidhur, përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”.
“Lamtumirë motra ime e shtrenjtë…qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”, ka shkruar Mema krahas fotos ku ajo shfaqet së bashku me të motrën. Ndërkohë kolegë dhe fansa të saj e kanë ngushëlluar për humbjen e madhe.
(Kosova Sot Online)